Deputeti demokrat, Genc Strazimiri, njihet si një nga deputetët më polemizues të kësaj force politike. Gjithashtu, ai shihet vazhdimisht pranë liderit historik të kësaj partie, zotit Sali Berisha.
Edhe pse tashmë në Parlament është edhe kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, Strazimiri vijon të bëjë ritualin e tij të zakonshëm. Ai e shoqëron Berishën deri te makina e tij.
Madje, siç e shihni edhe nga fotot, ai nuk kursen edhe dorën në shpinë, si një gjest respekti dhe dashamirësie ndaj Doktorit. Nuk e dimë nëse sillet një- soj edhe me kryetarin aktual Basha, apo Strazimiri ka dobësi për Doktorin dhe kaq.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al