Si kanë ndryshuar fizikisht disa nga figurat e politikës shqiptare?! Më poshtë, ju mund të shihni ndryshimin e Edi Ramës i cili duket paksa më i “plakur” dhe me disa kilogram të shtuara.
Ndërkohë e kundërta mund të thuhet për Valentina Leskajn e cila duket shumë më e bukur tani se disa vite më parë. Një ndryshim për mirë ka pësuar edhe Mesila Doda, e cila veç një shkëlqimi të flokëve, sot ka dhe një nishan ‘mangët’, të cilin e ka pasur mbi buzë. Ndryshime këtë që e tregojnë edhe më tërheqëse.
Por edhe deputeti socialist, Dash Peza, ka pësuar ndryshime pozitive me kalimin e kohës.
Ndërkohë, paparaci i “Panorama” ka fokusuar edhe dy deputetet e PD-së, Mimoza Hajdarmataj dhe Albina Deda, të cilat me ardhjen e verës duket se kanë zgjedhur të vishen me ngjyra më të ëmbla.
“Plakja” e Edi Ramës
Për të gjithë ata që mendojnë se detyra e Kryeministrit është më shumë privilegj sesa vështirësi dhe mundim, po ju sjellim dy foto të Kryeministrit Edi Rama që jua hedhin poshtë këtë ide.
Te fotoja e mësipërme, ai është në fushatën e vitit 2013, ku, siç dihet, PS-ja fitoi zgjedhjet. Ndërsa në foton më poshtë është ditën kur në Parlament u kthye opozita dhe u votuan komisionet e vetingut, pra rreth një javë më parë. Siç e shikoni edhe vetë, zoti Rama ka një ndryshim drastik në pamje.
Megjithëse më herët e kemi parë të kujdesej shumë për veten, nga gjimnastika deri te dietat, duket se tani që drejton një institucion kaq me përgjegjësi, ai e ka lënë veten pak pas dore.
Edhe fizikisht nuk është më në formën e dikurshme të një ish-sportisti, por ka vënë pak bark, si dhe shfaqet më i plakur në portret. Natyrisht që vitet bëjnë të vetën, por po ta mendosh katër vite nuk janë edhe aq shumë sa për të sjellë një ndryshim të tillë. Mbase, përkushtimin total për veten Rama e ka lënë kur të mos jetë më pjesë e politikës, ose të ketë detyra më pak impenjative.
Supertransformimi në pak vite i Vali Leskajt, rinia e saj e dytë
Ka një shprehje të përbotshme për njerëzit që mbajnë goxha vite mbi shpinë, por duken përsëri të rinj. Për ta thuhet se kanë bërë pakt me djallin.Nuk e dimë nëse duhet të themi kështu edhe për Valentina Leskajn, e cila çdo vit duket më e re se një vit më parë. Natyrisht që ka sofistikuar pamjen e saj që nga flokët e çelur, por në çdo gjë ajo është shumë, por shumë më mirë.
Në këto 4 vite, Mesila Doda hoqi dorë nga PD dhe nga nishani
Me siguri, kush ka sy detajist dhe të kujdessh- ëm, ka kuptuar se deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka bërë një ndryshim në portretin e saj. Në fillim u mendua që mund të ketë bërë ndonjë trajtim estetik të fytyrës që i ka dhënë më shumë shkëlqim, gjë që nuk mund të përjashtohet, pasi e bëjnë të gjithë ata që kanë mundësi, si dhe kanë dëshirë të kujdesen për veten.
Edhe eleganca e linjave të saj nuk është diçka e re. Por, nëse e shikoni me vemendje, Mesila ka hequr dorë nga një gjë shumë karakteristike e saj, nishani që kishte sipër buzës.Në foto keni Mesilën e para disa viteve, si dhe Mesilën e pak ditëve më parë. Ndryshimi është i dukshëm. Pa dyshim që heqja e nishanit i ka dhënë asaj më shumë hijeshi.
Dash Peza shfaqet krejt ndryshe në seancën e fundit
Kjo nuk ka qenë vetëm thjesht seanca e fundit parlamentare e këtij legjislacioni për deputetin socialist Dashamir Peza, por edhe seanca e tij e fundit si deputet, pasi nuk është më në listat e PS-së si kandidat.Megjithëse që kur është futur në Parlament, përflitej si një nga miqtë e hershëm dhe të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, me sa duket rrugëtimi i Dashit në politikë mbaron këtu. Të paktën tani për tani, se më vonë nuk i dihet.Kujtojmë se ai vjen nga bota e biznesit dhe me siguri do të ketë plot angazhime të tjera si sipërmarrës.
“Çelin” deputetet pas 3 muajsh në çadër
Dy deputetet e Veriut të Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj dhe Albina Deda, u shfaqën shumë fashion ditën e fundit të Parlamentit, me ngjyrë rozë dhe shumë elegante. Kjo pas tre muajsh në çadër, ku më së shumti janë veshur sportive.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al