30 Dhjetor, 2019

Paparazi/ Pirro Çako refuzon të plaket, shok me djalin e moshatarit Alfred Kaçinar


Kantautori mjaft i suksesshëm, Pirro Çako, pas albumit të Elvana Gjatës dhe duetit “Sekreti im” me Xhensila Myrtezajn ka vendosur të qëndrojë në heshtje këtë periudhë festivalesh, ku sapo kanë përfunduar “Kënga Magjike” dhe Festivali i 58-të i Këngës në RTSH.

E sigurt që muzikanti i njohur është mbyllur në studio dhe po mendon për hitet e tij të ardhshme. Po a mund të jetë këngëtari i ri, Gjergj Kaçinari, bashkëpunëtori i ardhshëm, apo takohet si shok me djalin e muzikantit të brezit të tij, Alfred Kaçinari?

Fotografi i “Panorama Plus” i ka fotografuar Pirron dhe Gjergjin teksa pinin kafe në një nga baret e Tiranës.

Le të shohim nëse pas këtij takimi do të kemi një këngë të re në tregun shqiptar, apo një miqësi mes “dy çunave” të rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al