Prej disa kohësh në mediat italiane është përfolur se Diletta Leotta, e dashura e aktorit turk, Can Yaman, ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në një moshë shumë të re.
Giulia Diletta Leotta është një prej personazheve më të përfolur të kohëve të fundit në mediat italiane. Jo vetëm për dashurinë aktuale me Can Yaman, por edhe për lidhjet e tjera të dashurisë, për të cilat është vënë gjithmonë në fokus, shkruan “Il Tempo”.
Por ditët e fundit, thashethemet për Leotta-n janë fokusuar më shumë tek operacionet plastike që moderatorja ka bërë me kalimin e viteve. Dyshimet mbeten ende: a mund të thuhet vërtet se prezantuesja u është nënshtruar operacioneve plastike?
Janarin e vitit 2020, pas një monologu në skenën e ‘Ariston’, Sanremo, për bukurinë, polemikat janë shtuar më shumë. Së fundi, madje, edhe me fakte.
Shumë njerëz, tashmë janë të bindur se me kalimin e viteve, Leotta ka bërë operacione, megjithatë kurrë nuk e pranoi diçka të tillë. Ishte vëllai i saj disa vite më parë që i doli në mbrojtje pas lajmeve të para për ndërhyrje. Si kirurg plastik, ai dëshironte të jepte kontributin e tij profesional me këtë rast.
Megjithatë, ai nënvizoi faktin se bukuria e motrës së tij është plotësisht natyrale.
Sidoqoftë, duke gjykuar nga fotot e vjetra, duket e kundërta. Një vit më parë, moderatorja sportive mohoi përdorimin e kirurgjisë plastike.
Por disa muaj më vonë, Leotta u shfaq përsëri në “Striscia La Notizia” si protagoniste e rubrikës “Made and Remade”. Sipas lajmit satirik të “Canale 5”, hunda, gjoksi dhe goja e Leotta-s duhet të ishin retushuar me shumë zgjuarsi nga një mjek shumë i mirë.
Pas disa fotove të vjetra të moderatores ditët e fundit, të shpërndara në rrjetet sociale, është e vështirë të besohet si ka qenë Diletta para ndërhyrjeve plastike. Gjithsesi, edhe në këtë rast ka ende dyshime.
Një grup ndjekësish është i bindur se gjithçka është bërë me qëllim të keq për të prishur imazhin e moderatores.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al