29 Janar, 2024

“Para fytyrës do të të rri dhe do të t’i shtyp…”- Roza dhe Ledjona nuk gjejnë paqe, përplasen ashpër në BBVIP: Kush je ti?


Debatet mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt vijojnë të jenë të ashpra dhe me tone ofenduese brenda shtëpisë së Big Borther Vip.

Roza i është drejtuar mbrëmjen e sotme duke i thënë se do t’ia shtypë të gjitha butonat, ndërsa Ledjona me ironi i ka thënë “kush je ti?!”.

Banorët e tjerë kanë tentuar të qetësojnë situatën, e cila ishte tej mase e tensionuar.

Pjesë nga debati:

Lediona: E ke thënë dhe e ke thënë me vetëdije të plotë.

Roza: Nuk po them nuk e kam thënë. Po them nuk e mbaj mend.

Lediona: E thanë të gjithë dhe hidhet më pas Roza

Roza: Ti kapesh pa të thënë gjë. Duke qenë mirë e bukur. Ti kalon dhe të ofendon.

Lediona: A ka mundësi të ikësh?

Roza: Nuk dua fare të iki. Mu para fytyrës do të të rri dhe do të t’i shtyp të gjitha butonat.

Lediona: Kush je ti?! Seriozisht e ke

Roza: Kush jam unë?! Ke për ta parë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al