19 Mars, 2022

Parashikimi i horoskopit 19 mars, ja çfarë thonë yjet për ju


horoskopi

Dashi
Ju keni dëshirë të madhe për të vepruar, sidomos në dashuri, por nuk dini si ta bëni këtë. Duhet të prisni deri të dielën për momente shumë emocionuese.

Demi
Nëse keni pëlqim për dikë, mos nguroni të shprehni ndjenjat tuaja. Ndërsa nëse i keni dhënë fund një lidhjeje, mund të ndryshoni mendje. Edhe në punë do ju vijë një përgjigje e mirë.

Binjakët
Në dashuri, kushtojini vëmendje asaj që thoni dhe jepni mendimin tuaj për një cështje vetëm nëse është shumë e rëndësishme. Kujdes nga marrëdhëniet me Peshqit. Ndërkohë kini kujdes nga njerëzit përreth jush.

 

Gaforrja

Jini të kujdesshëm pasdite pasi mund të keni një takim që ju zbulon gjëra të reja. Nëse jeni në një situatë kritike në punë, shmangni marrjen e rreziqeve. Kushtojini vëmendje problemeve, veçanërisht me Bricjapin.

Luani
Ka tension në dashuri, ndaj mbajini larg shqetësimet e panevojshme. Shumë lajme vijnë në punë, por mbajeni situatën nën kontroll.

Virgjëresha
Në dashuri ka një rikuperim të mirë, ndërsa e shtuna është më e mirë. Nëse jeni duke studiuar ose dëshironi të ndryshoni punë, këshillohet kujdes dhe qetësi.

Peshorja
Dashuria mund të luajë një rol të madh deri në fund të muajit. Në punë dëshironi shumë të bëni ndryshime.

Akrepi
Shtunën është ditë e mirë në dashuri falë ndikimit të Hënës, Jupiterit dhe Mërkurit. Mund të ketë disa pengesa të vogla në punë, por do i zgjidhni shumë shpejt.

Shigjetari
Hëna ju ndihmon për të korrigjuar marrëdhëniet me probleme. Shumë kanë pasur një problem nga e kaluara, ndaj kini kujdes sepse mund t’ju bëjë nervozë.

Bricjapi
Po vijnë 3 ditë konflikti në dashuri, por vetëm në ato marrëdhënie që kanë qenë në krizë. Në punë nëse keni një biznes familjar duhet të rishikoni disa gjëra.

Ujori
Tre ditë rikuperimi në dashuri po vijnë, e shtuna do jetë një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet. Ndërkohë po vjen një propozim i veçantë.

Peshqit
Fundjava parashikohet të jetë e qetë, por plot dashuri. Përfitoni nga kjo për të harruar çdo debat. Nëse duhet të përballeni me një shpenzim, mendoni si duhet ta zgjidhni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al