31 Gusht, 2024

Parashikimi i horoskopit 31 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot


DASHI

Me Plutonin që ndikon tek ju, sjellja jo e duhur mund të konsolidohet në vend që të jetë diçka e rastit. Pyesni veten, nëse e dini, si do të reagonte partneri.

DEMI

Me Uranin që grindet me Hënën, do të ishte mirë të mos dilni në konkluzione të menjëhershme. Dëgjojini argumentet e të tjerëve, edhe pse brenda jush keni një ndjenjë të fortë rebelimi.

BINJAKET

Do të gaboni me kokëfortësi për mbrojtur qetësinë tuaj, por partneri, do t’jua falë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë tuaj. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

GAFORRJA

Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet e juaja dashurore.

LUANI

Me Venusin, Marsin dhe Uranin kundra paralajmërojnë një ngritje të menjëhershme tensionesh. Nguliteni mirë në mendje se gjaknxehtësia dhe paragjykimet mund të ndikojnë negativisht.

VIRGJERESHA

Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë. Kush jeton në çift duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

PESHORJA

Do të jeni nismëtar i iniciativave të bukura në grup. Do të argëtoheni jashtë mase, duke harruar çdo shqetësim. Aftësia juaj për të dëgjuar kërkesat e partnerit dhe t’i plotësoni dëshirat.

AKREPI

Me ndikimin e Hënës, priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes së juaj një çdo mjedis.

SHIGJETARI

Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Padyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Ndërhyrja e një familjari në punët e juaja do t’ju nervozojë disi.

BRICJAPI

Hëna nuk ka shumë gjëra për t’ju thënë. Nga ana tjetër, Merkuri dhe Venusi ju mbikëqyrin dhe i bëjnë gjërat më të thjeshta. Me mbështetjen e vyer të planetit të dashurisë, do të tejkaloni keqkuptime.

UJORI

Një person ju tërheq së tepërmi e për rrjedhojë do të bini në kurthin e dashurisë. Por ndërkaq e keni vetë në dorë nëse kjo dashuri do të materializohet. E rëndësime është të tregoheni në çdo çast vetja juaj.

PESHQIT

Me Jupiterin që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke e kaluar me sportivitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al