Katie Piper ka treguar se disa kohë më parë ka pësuar lëndime të tmerrshme në fytyrë, krahë dhe duar si pasojë e dhunës që ushtroi i dashuri i saj.
Ky i fundit e ka lyer atë me acid në pjesë të ndryshme të fytyrës që ka çuar në verbimin e njërit nga sytë dhe lëndime të shumta.
Që nga ajo periudhë, Katie i është nënshtruar rreth 400 operacioneve të ndryshme ku ka treguar se tashmë “’fytyra e saj e vjetër’ është ‘hequr’ dhe është zëvendësuar me transplantet e lëkurës dhe pjesë të tjera të trupit të saj.
Duke folur me Lorraine Kelly dhe vajzën e saj, Rosie, në emisionin e tyre “What if” ajo tha: ‘Djegia ime kaloi nëpër muskuj dhe deri në skelet, kështu që ishte një djegie shumë, shumë e thellë.
Katie ka treguar se për shkak të lëndëve djegëse që acidi mban, shumë shtresa të lëkurës ju dëmtuan kështu ju nënshtua një operacioni që do i ndryshonte të gjithë fytyrën e saj.
Më pas ajo tregoi se si e gjithë fytyra e saj u rindërtua duke përdorur pjesë të tjera të trupit të saj, ndërsa mjekët morën një transplant të madh lëkure nga mesi i saj deri në fund.
Katie tha: “Ata duhej të fillonin nga fillimi me një zëvendësues të lëkurës të bërë nga njeriu. Unë gjithmonë mendoj për analogjinë e një shtëpie, kur merr themelet para se të marrësh tullat dhe skelat.’
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al