9 Korrik, 2024

Partnerja e Robert Berishës poston momente intime/ Ja si shfaqet çifti (FOTO)


Këngëtari i njohur Robert Berisha, prej kohësh është në një lidhje dashurie me Ana Skrel, një vajzë 23-vjeçare nga Ulqini. Dyshja duket se janë në një lidhje mjaft të shëndetshmë sëbashku dhe sapo i kanë nisur pushimet e tyre për këtë verë.Gjatë kësaj kohe të dy personazhet kanë ndarë më ndjekësit momente nga pushimet, por ajo çfarë ra tepër në sy ishte nje video e çiftit në InstaStory-n e Anës. Ata shfaqen në momente intime, duke u përqafuar njëri tjetrin në shazhllonin e plazhit ku ndodheshin.Çifti duket mjaft i dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë nguruar t’jua tregojnë këtë fakt edhe fansave të tyre.Rikujtojmë që Roberti ka qënë në një marrëdhënie dashurie prej 13-vitesh me këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Ish-çifti gëzon edhe një vajë bashkë, lidhja e tyre përfundoi kohë më parë. U tha se shkak i ndarjes  u bënë sherret e vazhdueshmë midis çiftit dhe largësia nga njëri-tjetri pasi ishin të zënë me koncerte.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al