Shpat Kasapi dhe Selvije Jao kanë zbuluar më parë se kanë nisur bashkëjetesën.
Dyshja u fejuan disa muaj më parë e më pas e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë sipas rregullave të fesë islame.
Duket se tashmë çifti shumë i dashur për publikun po mendojnë të zgjerojnë edhe familjen, pasi grimieria i ka kërkuar publikisht këngëtarit që të bëjnë një fëmijë.
“Një jetë modeste. Një shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe një bebush të vogël. Të lutem Shpat Kasapi”, ishin tre kërkesat që Selvija i bëri partnerit të saj.
Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Shpatit, i cili shkroi : “U kry”.
Kjo nënkupton se një fëmijë është në planet e Shpatit dhe Selvijes.
Dyshja ka treguar se më parë kanë qenë miq, por shkëndijat kanë lindur kur Shpati dhe ekipi i tij kanë shkuar tek Selvija për të realizuar make up-in për një nga videoklipet e këngëtarit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al