Liam Payne i ka dhënë fund marrëdhënies me ish të fejuarën e tij, modelen Maya Henry.
Ish-anëtari i “One Direction” i propozoi Maya-s në muajin gusht të vitit të kaluar, raporton “Vulture”.
Së fundmi, këngëtari u pyet për statusin e tij aktual dhe Liam zbuloi se është beqar dhe për këtë, artisti fajëson veten.
“Ndihem sikur, më shumë se gjithçka në këtë pikë, jam më i zhgënjyer nga vetja, sepse vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më bezdis. Thjesht nuk kam qenë shumë i mirë në marrëdhënie”,- tha këngëtari.
Pasi dha këtë deklaratë, Payne shtoi: “Unë thjesht duhet të punoj me veten time para se ta vë veten me dikë që nuk e vlerësoja dhe me të cilën nuk më pëlqente të isha në një marrëdhënie. Dhe sinqerisht mund të them se ndihem më mirë nga kjo gjë. Nuk u ndjeva mirë kur bëra atë që bëra, por thjesht duhet të ndodhte. Shpresoj që ajo të jetë e lumtur”.
Megjithatë, duket se arsyeja kryesore pse Liam i dha fund kësaj marrëdhënieje ka qenë djali i tij, Bear. Një burim pranë këngëtarit ka treguar se ai po planifikon të shpenzojë më shumë kohë me djalin e tij, i cili ka ardhur në jetë nga martesa me Cheryl Cole.
“Liam do që të shpenzojë më shumë kohë me djalin Bear. Ai është djali i tij dhe për të është e gjithë bota. Ai është i përkushtuar si baba dhe do që të kalojë më shumë kohë me të tani që po rritet.
Liam po kujdeset më shumë për veten tani, po stërvitet më shumë dhe po bën një stil jetese të pastër”,- tregoi burimi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al