Ish-konkurrentja e “X Factor” në SHBA ka pohuar se vite më parë është abuzuar seksualisht nga një anëtar i ekipit të programit.
Katie Waissel, e cila konkurroi në vitin 2010, tha se incidenti ndodhi në SHBA, kur ajo u takua me personin për të folur rreth punës së regjistrimit, shkruan “Daily Mail”.
“Unë ende mund ta kujtoj atë. Isha e paralizuar nga tronditja. Gjithçka që mund të mendoja ishte: ‘Si do të largohem nga kjo dhomë?’”,- rrëfeu 35-vjeçarja.
Ajo shtoi se u sulmua seksualisht në një hotel luksoz, teksa zbuloi edhe arsyen pse nuk ka folur kurrë më parë për këtë gjë.
“Unë kurrë nuk kam folur më parë, sepse kam menduar se do të futem në listën e zezë dhe nuk do të punoj kurrë më”,- tha ajo.
Ajo zbuloi se vendosi të mos bënte një ankesë zyrtare në atë kohë, sepse ishte shtatzënë.
Këngëtarja tha se nëse do të mundej të ndryshonte të kaluarën, nuk do të kishte shkuar kurrë në atë konkurs.
Për shkak të kësaj situate, Katie ende vazhdon terapinë e çrregullimit të stresit post traumatik.
Ajo nuk është e vetmja që i ka ndodhur ky incident. Chico Silmane, Cher Lloyd, Jedward dhe Rebeça Ferguson janë gjithashtu individë të abuzuar seksualisht.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al