14 Prill, 2022

Pas 2 vitesh, Meghan Markle dhe Princ Harry takohen për herë të parë me Mbretëreshën Elizabeth II


Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të bëjnë një vizitë të shkurtër në Londër. Kjo është hera e tyre e parë që kthehen në shtëpinë e familjes mbretërore së bashku pas 2 vjetësh, dhe kjo ka çuar në një ribashkim të papritur me familjen, sipas burimeve për TMZ.

Burimet thonë se Meghan dhe Harry fluturuan nga LA në Londër të martën mbrëma. Ata zbuluan se plani i tyre ishte të shijonin një vizitë të shkurtër këtë javë në Londër përpara se të niseshin për në Holandë para fillimit të ‘Lojërave Invictus’.

Ajo që të gjithë kanë qenë duke pritur sapo ka ndodhur. Burimet treguan se Meghan dhe Harry kanë pasur një takim me Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Charles. Është e qartë se  janë në përpjekje të qetësuar gjërat që kur ata u larguan nga familjea mbretërore në 2020.

Mirëpo besohet se ka një arsye për këtë gjë. Mbretëresha, e cila tani është 95 vjeç, ka pasur probleme shëndetësore … veçanërisht me lëvizshmërinë e saj. Pallati sapo njoftoi se nuk do të marrë pjesë në shërbimet e së dielës së Pashkëve në kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Ndërsa Princi Harry vizitoi Britaninë e Madhe disa herë, duke përfshirë verën e kaluar ku mori pjesë në përkujtimorejn e Princeshës Diana. Takimi ballë për ballë me babanë dhe mbretëreshën është përpjekja e tyre e parë personalisht për të bërë paqe.

Burimet thanë se fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet , nuk janë me ta në këtë udhëtim, kështu që Mbretëresha nuk do të arrijë t’i shohë ata. Rikujtojmë se Princi Harry e bëri të qartë se nuk ndihej i sigurt duke sjellë fëmijët në MB pasi ata nuk do të kishin të njëjtën mbrojtje që kishin kur ishin anëtarë të familjes mbretërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al