Artisti i njohur, Ardit Gjebrea, ka njoftuar sot se më datë 22 shtator do të nisë transmetimi live i këngëve që do të marrin pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Arditi shprehet se ky vit do të jetë ndryshe përsa i përket mënyrës së votimit. Për herë të parë do të votojnë edhe telespektatorët.
“Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku”, shprehet Arditi i cili ka shpjeguar edhe mëtodën e votimit.
Statusi i plotë i Ardit Gjebreas:
Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 Shtator, nga ora 10.00 – 16.00 mirëpresim në TV Klan këngët e reja të #këngamagjike2019.
Që të dielën e parë të transmetimit, dt 22 Shtator: do këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët Neë Artist, por edhe ata Big!
Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit, se cilët Big do të jenë në gjysëmfinale, ndërkohë që juria vendos për Neë Artist.
Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al