Nga e mrekullueshmja Whitney Houston e deri te Kevin Costner që i preu flokët si Steve McQueen. Bota ka kujtuar 25 vitet e njërit prej filmave më të bukur të viteve ’90-të, duke zbuluar 25 kuriozitete. Jeni gati të mësoni se ç’fshihej pas? Një gjysmë triler e gjysmë romancë, filmi i Mick Jackson doli në sallat e kinemave amerikane në 25 nëntor të vitit 1992.
Filmi tregon historinë e dashurisë mes yllit kapriçoz të Hollivudit dhe truprojës së saj. Asokohe, kënga kolonë zanore e filmit “I will always love you” (“Do të të dua gjithmonë”), u bë hit absolut. Ende sot vazhdon të dëgjohet, edhe nga të rinjtë që nuk e kanë njohur filmin.
1. Skenari u shkruajt nga LaWrence Kasadan në vitin 1975 për një film, ku protagonistë do të ishin Steve MxQueen dhe Diana Ross. U refuzua sepse ishte shumë kontrovers.
2. Costner i preu flokët njësoj si McQueen.
3. Përpara se të zgjidhej Houston, për rolin e Marron kishte bërë audicion Maddonna, Joan Jett, Debbie Harry, Janet Jackson, Dolly Parton etj…
4. Filmi e ktheu Whitney Houston në një yll absolut.
5. Vila ku është xhiruar filmi ka qenë ajo ku është xhiruar edhe ‘Il Padrino”.
6. Gjatë xhirimeve të filmit, ylli i muzikës pati një abort spontan dhe u ndërprenë xhirimet për 2 javë.
7. Kevin Costner e bindi Houston të mos merrte leksione aktrimi sepse donte që të ishte sa më natyrale.
8. Buxheti i filmit ishte 25 milionë dollarë.
9. Whitney i ka dhënë Kevin leksione kantoje dhe në këmbim, ka marrë disa këshilla interpretimi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al