12 Prill, 2022

Pas 28 vitesh martesë, Billy Ray dhe Tish Cyrus divorcohen përsëri


Billy Ray dhe Tish Cyrus kanë vendosur të ndahen pas më shumë se 28 vitesh martesë.

Në rrjet qarkulluan disa dokumente që tregojnë se Tish bëri kërkesë për divorc në Williamson County, TN, më 6 prill, duke përmendur se mes tyre ka “ndryshime të papajtueshme”.

Dokumentet zbuluan gjithashtu se çifti, i cili u martua në vitin 1993, nuk kanë jetuar së bashku prej më shumë se dy vitesh.

Më 11 Prill, bëri një deklaratë për People:

 “Pas 30 vitesh, pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë kujtimesh, ne kemi vendosur të shkojmë në rrugë të ndara – jo me trishtim, por me dashuri në zemrat tona”, thuhet në deklaratë. Ne nuk e kemi marrë këtë vendim lehtë apo shpejt, por me kaq shumë gjëra që po ndodhin në botë, ne donim të siguronim njëfarë qartësie dhe mbylljeje, në mënyrë që të mund të mbetemi të përqendruar në atë që është e rëndësishme. Me dashuri dhe shpresë… Tish dhe Billy Ray Cyrus.”

Kjo është hera e tretë që çifti ndahet dhe është në prag divorci. Në dy rastet e tjera, ata kanë bërë përpjekje sepse kanë dashur “të bashkojnë përsëri familjen”. Kështu u shpreh muzikanti në 2010-ën.

Në 2013-ën, ata thanë se “kanë bërë terapi në çift” dhe janë gati ta provojnë përsëri.

Duke pasur parasysh historinë e tyre, mund të ketë një shans që familja Cyrus të ribashkohet njëherë, ose ndoshta ky do të mbetet divorci i fundit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al