4 Maj, 2022

Pas 3 divorceve, po planifikon të martohet me Pete Davidson? Kim Kardashian habit me deklaratën e fundit


Pas tre martesave të dështuara, Kim Kardashian është e hapur të thotë “Po” edhe një herë.

“Unë besoj në dashuri,” thotë ylli 41 vjeçar në një klip paraprak për episodin e 5 majit të “The Kardashians” të Hulu. “Kjo është arsyeja pse, shpresoj, do të ketë vetëm një dasmë tjetër për mua. Hera e katërt e vërteta!” (Për Kim nuk është e treta e vërteta)

Kim Kardashian ishte vetëm 18 vjeçe kur takoi producentin e muzikës Damon Thomas, i cili ishte 10 vjet më i madh se ajo. Dyshja u martua në vitin 2001, një vit pasi u takuan me njëri-tjetrin. Gjatë një episodi të Keeping Up With the Kardashians, Kardashian tha se ishte e mbushur me ekstazë natën kur u martua me Damon Thomas dhe nuk ka marrë vendimin më të mirën për shkak të përdorimit të drogës. Çifti u nda në 2003. Më pas Kim u martua me Kris Humphries në vitin 2011. Martesa e saj me ish-yllin e NBA zgjati vetëm 72 ditë.

Me Kanye West Kim formoi padyshim një nga çiftet e famshëm më me ndikim dhe më të fuqishëm në botë. Ata u martuan në 2014 dhe u ndanë zyrtarisht në shkurt të këtij vitit ndonëse Kim kishte bërë kërkesë për divorc që në 2021. Të dy kanë katër fëmijë: North, 8 vjeç, Saint, 6 vjeç, Chicago, 4 vjeç dhe Psalm, 2 vjeç.

Edhe pse Kim nuk e përmendi se me kë do të dëshironte të lidhte kurorë, është e qartë se marrëdhënia e saj me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson është konsoliduar goxha muajt e fundit. Të dy bënë debutimin e tyre të shumëpritur në tapetin e kuq si një çift në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, më 30 prill.

Ditë më vonë, ata u shfaqën në New York ku morën pjesë në Met Gala 2022 në Muzeun Metropolitan të Artit. Davidson, i cili dukej elegant në Dior Men, u tregua një zotëri i vërtetë gjatë gjithë natës, duke mbajtur për dore Kardashian ndërsa ajo u shfaq me një fustan vintage të veshur nga Marilyn Monroe. Kardashian tha për Vogue se ajo humbi 7 kilogramë në 3 javë që fustani t’i bënte. Ky fustan u vesh nga Monroe kur ajo i këndoi “Happy Birthday, Mr. President” John F. Kennedy në 1962.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al