I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhënia që ka me këngëtaren Ronela Hajati.
Ai tregoi se përse është aq i rezervuar kur vjen puna te lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk ka vendosur për të krijuar familje, ndonëse kanë 5 vite bashkë.
“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do të them diçka”, u shpreh ai.
I pyetur se si po shkon lidhja e tij me Ronelën, Zerka e përshkruan fare shkurt duke thënë se: “Lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë shyqyr Zotit”.
Dhe për sa i përket dashurisë së madhe, sipas fjalëve të reperit ai “mund” ta ketë gjetur. Kutojmë që nuk kanë munguar momentet kur lidhja e tyre ka pasur krizat e veta. Më shumë se tri vite pasi këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka vendosën të dilnin hapur si çift duke e zyrtarizuar lidhjen me një duet, historia e tyre pësoi krisjen e parë para një një viti.
Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë. Dhe me këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë.
Para dy vitesh, ata pësuan një krisje dhe përgjigjen deri-diku e dha reperi Young Zerka, gjatë një interviste për emisionin “Thumb”.
Pyetjes nëse ishte çift apo single, ai iu përgjigj: “Normal që single”, duke treguar edhe duart në të cilat nuk kishte asnjë unazë.
“Po a je në kërkim të dashurisë?”, e pyeti gazetari.
“Në kërkim të shpirtit të lirë”, tha Zerka dhe kaq u desh për të konfirmuar se ai dhe Ronela Hajati ishte zënë dhe nuk flisnin.
Nga ana tjetër, Ronela u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e kishte lënë për një tjetër. Ndërkohë flitej se kjo ishte kënga që i dedikohej vuajtjes pas ndarjes nga Zerka, pasi gjatë performancës Ronela interpretonte dhembjen e saj shpirtërore për Zerkën, duke bërë edhe prekje intime në skenë, një guxim ky skenik, që mund të themi se u shndërrua në stil personal për Ronelën.
Ajo vetë nuk foli për ndarjen nga reperi, por miq të tyre treguan se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje që kishte lindur për mënyrën ndryshe si e shihnin këtë marrëdhënie. Ronela, edhe pse ishte shprehur se nuk ishte gati për bashkëjetesë, nga ana tjetër kishte shfaqur dëshirën që ta zyrtarizonte lidhjen, pikë në të cilën ra ndesh me Zerkën, i cili nuk ndihej gati të hidhte një hap të tillë, duke u mjaftuar me një lidhje pa detyrime. /Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al