Mbretëresha Elizabeth mbush sot 95 vjeç, vetëm disa ditë pas varrimit të bashkëshortit të saj, Princit Philip.
Festimet për këtë ditë të veçantë do të jenë private, me disa familjarë të cilët do të mblidhen në Kështjellën Windsor, raporton “Sky News”.
Asnjë fotografi zyrtare nuk do të publikohet, pasi dita e lindjes së saj bie brenda dy javëve të zisë mbretërore.
Pas 73 vitesh martesë, Mbretëresha i dha lamtumirën Princit Philip fundjavën e kaluar pas vdekjes së tij më 9 prill në moshën 99-vjeçare.
Ashtu si pjesa tjetër e vendit, Mbretëresha ka kaluar shumicën e 12 muajve të fundit e izoluar me bashkëshortin dhe disa familjarë të tjerë, për shkak të pandemisë.
Situata ka bërë që ditëlindja e saj të anulohet për të dytin vit radhazi.
Mbretëresha është ngjitur në fron në vitin 1952, kur ishte vetëm 25 vjeç.
Ajo lindi më 21 prill të vitit 1926 në Londrën qendrore, por nuk pritej të bëhej Mbretëreshë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al