Evan Rachel, ish e dashura e artistit të njohur Marilyn Manson thuajse një vit më parë ka akuzuar atë për përdhumin pranë autoritetve përkatëse.
Mirëpo, së fundmi, Marilyn e akuzon ish të dashurën e tij për shpifje.
Në një ankesë të depozituar në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit të mërkurën, Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner, akuzoi aktoren se ka bërë prentendime të rreme.
Ai vazhdon ta përshkruajë këtë çështje si “një komplot” për ta rrëzuar nga karriera.
Në padinë e saj, thuhet se Wood e ka paraqitur artistin si një një përdhunues dhe abuzues – një gënjeshtër keqdashëse që ka prishur karrierën e suksesshme muzikore, televizive dhe filmike”.
Madje, dyshohet se ajo ka krijuar llogari të rreme e-mail për të pretenduar se Marilyn u dërgonte njerëzve video porno.
Për më tepër, Manson dhe avokati i tij thonë se Ëood dhe Gore imitonin një agjent të FBI-së “për të krijuar pamjen e rreme se ‘viktimat’ e supozuara të Ëarner dhe familjet e tyre ishin në rrezik.”
Këngëtari komentoi padinë. “Do të vijë një moment kur unë mund të flas më shumë për ngjarjet e vitit të kaluar”, shkroi ai. “Deri atëherë, unë do t’i lë faktet të flasin vetë”.
Wood është në realizim të dokumentarit të ri “Phoenix Rising”, që pritet të jepet premierë në HBO më 15 mars.
Filmi, me regji nga Amy Berg, përfshin akuzat e Wood kundër Warner, duke filluar me mënyrën se si ata u takuan kur ajo ishte adoleshente.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al