27 Shtator, 2017

Pas debatit mes Jul Dedës dhe Altin Bashës, aktori ‘i merr hak’ regjisorit


Pas kritikave të Julian Dedës ndaj regjisorit të “Portokallisë”, Altin Basha, një tjetër aktor “perfshihet” në këtë debat, duke i dalë në krahë regjisorit.

 

Këtë herë është Rezart Veleshnja, aktori që luan rolin e Betim Spërdhimës i cili në një status në rrjetet sociale e falënderon Altinin “që më bëri ky qe jam”, shkruan aktori.

“Sot mbush 10 vjeç në tv nr 1 në Shqipëri Top Channel! U rrita artistikisht në këtë shpi me prindër të mirë edhe të mençur! Një falenderim shkon për Altin (Bishën) që më bëri ky që jam! Ai që nuk harrohet është Ledjo Lako që ishte i pari që më shoqëroi në këtë skenë edhe më mësoi hapat e para! Flm të gjithëve që më mbështetët! Por mos harroni këtë javë në tv tuaj vjen ‘Portokalli’ më lart se kurrë më parë një super skenografi edhe numra surprizë pafund nga Flor Binaj, Ledjo Lako, Gazmend Paja, Marin Orhanasi etj, etj”, shkruan Rezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al