29 Qershor, 2021

Pas deklaratave bombë të Britney Spears, reagon për herë të parë motra e këngëtares: Kjo situatë nuk më prek…


Motra e Britney Spears, Jamie Lynn, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë pas rrëfimit prekës të këngëtares.

britney spears (2)

Në disa video të publikuara në Instagram, aktorja 30-vjeçare shprehet se ajo nuk ka folur pasi i takonte Britney-t të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj, raporton “People”.

britney spears (1)

Arsyeja e vetme pse nuk kam folur më parë, është sepse mendoja se nuk më takonte mua kjo gjë për sa kohë motra ime është e aftë të flasë vetë dhe të thotë atë që ndjen publikisht.

Tashmë që ajo ka folur dhe ka thënë hapur ato që kishte nevojë të thoshte, mendoj se mund të ndjek rrugën e saj dhe të them çfarë duhet të them”,- është shprehur aktorja.

britney spears (1)

Ajo vazhdon duke thënë se e ka dashur dhe mbështetur Britney-n që nga dita kur ka lindur.

britney spears (1)

Unë nuk kam asgjë për të fituar ose humbur. Kjo situatë nuk më prek mua në asnjë mënyrë, sepse unë jam vetëm motra e saj që shqetësohet për lumturinë e saj.

Kam bërë një zgjedhje shumë të vetëdijshme që të përfshihem në jetën e saj vetëm si motra, si një teze për djemtë e saj.

Ndoshta nuk e kam mbështetur ashtu siç do të donte publiku me një hashtag në një platformë publike, por ju siguroj se e kam mbështetur motrën time para se të kishte një hashtag dhe do e mbështesë edhe më vonë”,- përfundoi Jamie.

britney spears (6) britney spears (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al