2 Maj, 2022

Pas deklaratave të fundit, Einxhel Shkira i jep ‘goditjen’ përfundimtare miqësisë me Beniada Nishanin


“Pa frikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”- deklaroi Einxhel Shkira për Beniada Nishani vetëm pak javë pas hyrjes në “Big Brother VIP”.

Megjithatë, siç kanë treguar vetë ish-banorët për shkak të izolimit ndodhitë dhe raportet evolojnë dhe përjetohen më shpejt seç ndodh jashtë. Mund të jetë ky edhe rasti i Einxhel e cila gjeti ngrohtësi nga Beniada fillimisht. Por tashmë ato nuk janë më as ‘motra’ e as shoqe.

Duket se moderatoja i ka dhënë ‘goditjen’ e fundit raportit të saj me Beniadën duke i bërë ‘unfollow’ në Instagram. Panorama Plus ka vënë re se ajo nuk e ndjek më modelen në këtë rrjet social teksa Beniada e ndjek ende. Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.

Ky veprim pason deklaratat e saj në “Why Not” ku foli me nota ironie për Beniadën duke thënë: “Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë.”

E pyetur nëse mbase kanë pasur ndonjë hatërmbetje mes tyre, Shkira u shpreh se çdo gjë që kanë pasur për tu sqaruar e kanë bërë brenda shtëpisë dhe nuk ka mbetur gjë tjetër. “Çfarë ka pasur për tu folur mendoj se është folur aty brenda dhe në qoftë se ndonjëra nga ne nuk e ka gjetur mënyrën ose nuk e ka ndjerë nevojën të sqarojë ndonjë gjë kur kemi dalur atëherë do të thotë që nuk ka asnjë gjë për të sqaruar”.- u shpreh ajo.

Komentet e nënës së Beniadës

Aludohet se arsyeja e krisjes së miqësisë së tyre janë komentet që nëna e Beniadës ka bërë për moderatoren teksa “Big Brother VIP” vijonte. Bëhet fjalë për periudhën kur Einxhel nuk fliste me Donaldin dhe bashkë me Arjolën e Ilirin u kritikuan për qëndrimin ndaj Beniadës që nga shumë persona u interpretua si presion që mos të rrinte me Donaldin.

Kjo gjë ka shqetësuar edhe mamanë e Beniadës e cila reagoi asokohe në rrjete sociale duke shprehur mbështetjen për shoqërinë e vajzës së saj me Donaldin, teksa doli kundër Einxhel hapur. Komentet e saj kanë treguar se mamaja e Beniadës nuk i simpatizon thumbat e Einxhel, madje diku është shprehur se asaj i kishte ardhur koha për të dalë nga shtëpia.

Fillimisht mamaja e Benit shpërndau postime të Olti Currit dhe Fatma Haxhialiut, të cilët vënë në dukje presionin e banorëve për raportin që Beniada ka me Donaldin. Më tej, në videot e postuara në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram dhe në TikTok ajo shkruante siç e shihni në foto:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al