Ish-reperi Fero, pak ditë më parë ndau me fansat lajmin se më në fund u bashkua me vajzën e tij Nina.
Teksa këto kohë është parë me anë të “InstaStory-ve” se po i përkushtohet vajzës, së fundmi ai bëri dhe një postim ku u bënte thirrje të gjithA nënave dhe baballarëve të bashkohen me fëmijët e tyre.
“Për të gjithë baballarët dhe nënat që nuk janë pranë fëmijëve të tyre, e lus Allahun e Madhërishëm të ju bashkojë sa më shpejt me fëmijët tuaj,” u shpreh ish-reperi.
Ndër të tjera ai shtoi se është shumë i lumtur që ka pranë vogëlushen e tij duke u shprehur se është “duke fluturuar”.
“Nuk e keni idenë se sa i lumtur jam pas bashkimit me vajzën, jam duke fluturuar.”
Kujtojmë që disa ditë më parë Fero ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.
Pas këtyre deklaratave, reperi ka bërë një tjetër reagim, ku shprehu hidhërimin e tij për situatën në të cilën ndodhet.
Ai u shpreh se “di një mijë mënyra për të shkatërruar dikë”.
“Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.
Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.
“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.
Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”
Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.
Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al