Zac Efron është ndarë nga e dashura e tij australiane, Vanessa Valladares. Kështu pretendon një burim, i cili ka folur për “The Daily Telegraph”.
Aktori 33-vjeçar u takua për herë të parë me modelen 25-vjeçare rreth muajit qershor ose korrik të vitit të kaluar.
Ndonëse raportohet se dyshja nuk janë më bashkë, ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë vendim.
Valladares e ka shoqëruar aktorin në vende të ndryshme në Australi gjatë kohës që ai udhëtonte për projekte pune gjatë muajve të fundit.
Dyshja u panë në aeroportin e Sidneit së bashku në fund të muajit mars, teksa po ktheheshin nga Melburn, ku Zac kishte xhiruar një serial që do të transmetohet në “Netflix”.
Raportohet se aktori ishte i vendosur për ta bërë partneren e tij një yll, sepse donte ta përfshinte në aktrim dhe në filmat në të cilët ai vetë luante.
Zac më parë ka qenë në një lidhje me kolegen e tij, Vanessa Hudgens, për pesë vite derisa u ndanë në vitin 2010.
Në 2012 ai doli me Lily Collins. Më pas, u tha se aktori ishte në një lidhje me aktoren amerikane Halston Sage, por ndarja e tyre nuk u konfirmua kurrë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al