Kompozitoriu i madh grek, Mimis Plessas ka ndërruar jetë pak ditë para se të bëntë plot një shekull nga ardhja e tij në jetë. Lajmin e hidhur me ndjekësit e ndau bashkëshortja e tij, e cila i dedikoi edhe disa rreshta të ndjerë .
“Dhe befas ra një heshtje e thellë, dhe ti nuk do të jesh pranë meje ylli i jetës sime, ti do të jesh gjithmonë brenda meje dhe do të më mbrosh nga atje lart derisa të takohemi sërish shpirti im.
Kanë kaluar kaq shumë vera, zjarret ranë mbi ushtrinë tone në këtë rrugëtim të përbashkët të jetës që ka marrë fund.
Mirënjohës për gjithçka. Faleminderit për gjithçka! Të dua përgjithmonë! Sepse dashuria nuk ka datë skadence.
Udhëtim të mbarë shpirti im,” ka shkruar Lucila Carrer Plessa në postimin e saj prekës.
Mimis Plessas në rrugëtimin e tij të gjatë zbuloi dhe themeloi me këngët e tij shumë këngëtarë dhe aktorë të njohur, si Nana Mouschouri, Jeni Vanou, Marinella, Rena Vlachopoulos, Yiannis Poulopoulos, Tolis Voskopoulos, Stratos Dionysiou, etj.
Ai shkroi për 104 filma dhe 70 shfaqje, për të cilat mori çmime të shumta greke dhe ndërkombëtare.
Me veprat e tij kompozaitori i ndjerë ka drejtuar orkestrat më të mëdha në botë, ndërsa kompozimet e tij janë regjistruar në SHBA, Britaninë e Madhe, Francë, Holandë dhe Spanjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al