Ndërsa lexonte lajmet për ndarjen e miliarderit të famshëm, Bill Gates, këngëtarja e famshme serbe, Neda Ukraden, i ka propozuar atij për martesë.
Ajo vendosi t’i komentonte në një postim në Instagram Gates, në të cilën me shkak shprehte dëshirën që “të plakej” bashkë me të, raporton “News Beezer”.
Pas 27 vitesh martesë, Bill Gates dhe Melinda Gates shpallën divorcin të hënën, duke thënë në gjykatë se “kjo martesë është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.
Sipas “Forbes”, miliarderët, të cilët janë bashkëthemelues të një prej fondacioneve më të mëdha private bamirëse në botë, “Fondacioni Bill dhe Melinda Gates”, thanë se kanë arritur një marrëveshje se si të ndajnë pasuritë që zotërojnë.
Në kërkesën e tyre për divorc, çifti kërkoi nga gjykata që të ndajë pasurinë, interesat e biznesit dhe detyrimet siç përcaktohet në kontratën e tyre të ndarjes, e cila nuk u bë publike.
Sipas “Forbes”, bashkëthemeluesi i “Microsoft” është i katërti në listën e individëve më të pasur në botë me një vlerë neto prej 130.5 miliardë dollarësh. Sidoqoftë, vlera neto e Melinda Gates, e cila themeloi “Pivotal Ventures”, një kompani investimesh e përqendruar tek gratë dhe familjet në 2015, nuk është e qartë. Ajo ka qenë gjithashtu autore e një libri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al