Heidi Baçi u eleminua nga shtëpia e “BBV” pas një nominimi “kokë më kokë” me Julian Dedën, i cili zuri vendin e dytë në këtë sezon.
Pas daljes nga shtëpia, ish-banorja u vu përballë disa pyetjeve në studio ku një ndër to ishte: “Nëse do të ofrohej një projekt në Shqipëri do t’a pranoje?”
“Po” tha Heidi duke treguar se do të linte Italinë nëse do të ti ofrohej një vend i mirë pune në atdheun e saj.
“Jam shumë mirënjohëse, jo vetëm ndaj produksionit, ndaj publikut që më solli deri këtu, por është dhe nder i madh, mbas asaj surprize që pashë, që isha me Julin në televotim, gjithë ai artist, njeri i paparë. Shkoi përtej çdo gjëje. Jam e kënaqur”- u shpreh Heidi në studio.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al