30 Shtator, 2024

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë? Modelja s*ksi publikon imazhin krah mashkullit misterioz, kush ia rrëmbeu zemrën


Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë. Me anë të një “InstaStory,” modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re.

Ajo ka postuar një foto nga ashensori krah partnerit por është kujdesur mos ja zbuloj indetitetin këtij të fundit.

“Story-t” e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.

Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen “matchy matchy”, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe patneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre.

Kujtojmë që lidhja e fundit publike e modeles ishte me Eros Grezdën, një ish-futbollist i cili ka luajtur për ekipin “Partizani”.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar më njëri-tjetrin. Dyshimet për ndarjen e tyre lindën kur secili fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit 2021, dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit.

Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Oriolën jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në formë dhe provokuese, ku nuk na i kursen shkrepjet sensuale. Flasim për  vajzën e cila vijon të mbetet një ndër modelet më të mira në vendin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al