18 Maj, 2018

Pas gabimit në tatuazh, nëna i ndryshon emrin të birit


Janë të shumta nënat që bëjnë tatuazhe emrat, inicialet, apo imazhe të ndryshme për të kujtuar gjithnjë fëmijët e tyre.

Nënat zakonisht kur vendosin të bëjnë një tatuazh, mendojnë që të bëjnë emrat, inicialet apo imazhe të ndryshme për të kujtuar gjithmonë fëmijët e tyre.

kelvin tattoo Johanna Giselhäll Sandström

Por ndodh që gjatë bërjes së tatuazhit gjërat mos të shkojnë ashtu siç duhet, pasi mund të ndodhë ndonjë gabim në shkrim. E një rast i tillë vjen nga Suedia.

Një nënë bëri tatuazh emrin e djalit të saj, por personi që e realizoi e kishte bërë gabim. Johanna Sandstrom kishte kërkuar që të bënte tatu, emrin e djalit Kevin, por artisti i kishte shkruar Kelvin.

E nëse mendoni se ajo ka bërë një tatuazh tjetër që të mbulonte gabimin, siç ndodh në të tilla raste, e keni gabim.

Johanna bëri diçka që askujt nuk mund t’i shkonte në mëndje. Sandstrom vendosi që t’i ndërronte emrin djali të saj, në vend që t’i nënshtrohej edhe njëherë procedurës së dhimbshme të tatuazhit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al