Aktori amerikan Cole Sprouse ka habitur me deklaratën e tij të fundit. 29-vjeçari u shpreh pas gjashtë sezoneve dhe historive të ndërlikuara shumica e aktorëve janë gati t’u thonë lamtumirë personazheve të tyre të dashur dhe të ecin përpara në karrierën e tyre me mundësi dhe role më të mira.
Cole sqaroi se është jashtëzakonisht mirënjohës që ishte pjesë e këtij seriali.
‘’ Nuk jam një forcë kreative. Ne thjesht marrim skenarin kur kemi pushim dhe pastaj shkojmë të xhirojmë’’, tha ai.
Krijuesi i serialit Roberto Aguirre-Sacasa nuk ndan të njëtin mendim me kastin e aktorëve. Në një intervistë me Decider, Roberto tha se e ardhmja e Riverdale është “e hapur” dhe se “ka ende shumë gjëra për të zbuluar rreth këtyre personazheve”
Momentalisht seriali është në sezonin e gjashtë dhe ata janë duke punuar për një tjetër sezon. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga kompania transemtuese nëse sezoni i shtatë do të jetë i fundit apo duhet të vazhdoj më tej.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al