12 Maj, 2022

Pas humbjes së madhe, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shfaqen në pushime


Ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën e Cristiano Ronaldos pasi ai humbi djalin e porsalindur, por siç është shprehur edhe vetë ylli i futbollit është mirënjohës për ardhjen në jetë të vajzës. Ai dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë nisur pushimet e para pas humbjes së madhe.

Ronaldo ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga jahti i tij luksoz ku Georgina shihet e mbështetur tek ai. Me kapele dhe syze, Cristiano shfaqet i buzëqeshur pa bluzë duke nxjerrë në pah trupin e tij për tu patur zili. Ai nuk e ka zbuluar destinacionin se ku po pushojnë por duket se kanë vendosur të relaksohen disi dhe t’i dedikojnë kohë njëri-tjetrit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Pak ditë më parë numri 7 i Manchester United publikoi në Instagram foton e parë vetëm me të bijën ku shfaqen në një moment shumë special. Ronaldo shihet pa bluzë teksa mban në krahë të voglën dhe e sheh me shumë dashuri. Krah fotos bardhezi ai shkroi: “Dashuri e përjetshme”. Ata e kanë quajtur të voglën Bella Esmeralda.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Më 18 prill përmes një postimi në rrjetet sociale Cristiano shkruante se fatkeqësisht djali i tyre humbi jetën gjatë lindjes dhe në jetë erdhi vetëm vajzë nga binjakët që prisnin. “Jemi të shkatërruar nga kjo humbje”- shkruante mes të tjerash Ronaldo, i cili një ditë më pas mungoi në ndeshjen e Manchester United me Liverpool.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Ndërkohë, kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë as në fushë për CR7, flasim këtu në nivel klubi pasi në aspektin personal ka qenë shumë mirë. E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United po duket gjithnjë e më shqetësuese, pavarësisht aftësisë së tij të vazhdueshme për të gjetur rrjetën, pasi ka shënuar 20 gola  në Premier League. Në fakt, 37-vjeçari është golashënuesi i tretë më i mirë në ligën angleze, pas Mohamed Salah të Liverpool-it dhe Son Heung-min të Tottenham.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Megjithatë, United po kalon një nga sezonet më të këqija në historinë e tij pasi djajtë e kuq e gjejnë veten jashtë “Champions League” teksa kjo është hera e parë për Ronaldon( nëse vazhdon qëndrimin në Manchester) që kur bëri debutimin e tij për Sporting CP në 2002/03 jashtë kompeticionit europian.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al