6 Prill, 2022

Pas incidentit në Oscars, Will Smith shtrohet në klinikë rehabilitimi?


Duket se Wil Smith nuk po e përjeton mirë incidentin e ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, ku ai goditi me shuplakë komedianin Chris Rock pas një komenti që bëri për bashkëshorten e tij, Jada Pinkett Smith.

The Sun raporton se aktori Will Smith ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për të menaxhuar stresin dhe ankthin e asaj që ndodhi në Oscars.

Media britanike shkruan se bëhet fjalë për një klinikë luksoze rehabilitimi dhe qëllimi i aktorit është “të menaxhojë gjithçka që po ndodh në jetën e tij” pas shuplakës që i dha Chris Rock në mbrëmjen e Oscars 2022.

Sipas një burimi pranë aktorit që ka kontaktuar me The Sun, “ Will Smith është shumë i prekur nga ajo që ndodhi. Ai do të marrë ndihmë në këtë klinikë rehabilitimi për t’u përballur me stresin dhe ankthin e krijuar nga Oscars 2022.”

Kujtojmë se Will Smith, në një deklaratë për Variety, i quajti veprimet e tij gjatë ceremonisë ‘tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme’, duke shtuar se ai do të pranonte çdo pasojë të lëshuar nga Bordi i Guvernatorëve të Akademisë.

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe ndjekësit,” tha Smith. “Kam tradhtuar besimin e Akademisë. I privova kandidatët dhe fituesit e tjerë nga mundësia e tyre për të festuar dhe për t’u nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Unë jam zemërthyer.”

Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “ecë përpara” me procedurat disiplinore.

Ndër të tjera, projektet e ardhshme të yllit të “King Richard” janë lënë në pritje si rezultat i pasojave që Smith po merr pasi goditi Chris Rock në mes të skenës së Oscars.

Hollywood Reporter raportoi disa ditë më parë se dy platformat e mëdha, Netflix dhe Sony kanë ndaluar fillimin e Will Smith pas incidentit.

“Netflix ishte në procesin e gjetjes së një regjisori të ri për “Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë,” tha THR. Smith do të luante një shef krimi me një problem memorie.

“Sony po frenon gjithashtu “Bad Boys 4”, i cili ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve”, shtoi media amerikane.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al