6 Shkurt, 2019

Pas intervistave negative për Meghan, ajo i shkroi një letër babait: Mjaft më…


Dukesha e Sussex  Meghan Markle është mërzitur shumë nga sulmet e përsëritura të babait të saj në media, sa ka vendosur që t’i shkruajë një letër duke i kërkuar që të ndalonte së shkaktuari vuajtje asaj.

“Daily Mail” shkruan se pesë miq të ngushtë të Meghan, të cilët nuk kanë zbuluar emrat, zbuluan për “People” se ajo i shkroi një letër të atit, Thomas Markle, menjëherë pas martesës së saj me Princin Harry.

“Unë kam një baba. Të lutem mjaft më viktimizove përmes mediave”, i shkroi Dukesha të atit, pasi ai dha një sërë intervistash negative lidhur me vajzën e tij.

Pesë mikeshat e saj kanë shtuar se Thomas i është përgjigjur letrës duke i kërkuar Meghan-it që të bënte një foto me të.

“Mendoj se ajo gjithmonë do të ndihet e shkatërruar nga ajo që ai i ka bërë. Meghan është i njëjti person, pavarësisht se gjithçka rreth saj ka ndryshuar”, thanë miqtë e saj për “People”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al