Meghan Markle u fotografua të mërkurën me të birin, Archie, në krahë pas rikthimit të Princit Harry në Kaliforni nga varrimi i Princit Philip në Londër.
Ai që ra menjëherë në sy ishte barku i madh i Dukeshës. Markle ishte veshur ‘casual’ me xhinse blu, një bluzë të zezë, një xhaketë në ngjyrë ushtarake, shapka bezhë me majë dhe mbante edhe një maskë të zezë në fytyrë, sipas “Page Six”.
Që kur është larguar në Kaliforni, Dukesha ka ditur si t’u ruhet paparacëve, deri më tani. Fotot e fundit janë fotot e para të Meghan shtatzënë, pas paraqitjes së saj në intervistën me Oprah Winfrey.
Në intervistë, Meghan dhe Harry zbuluan për herë të parë se janë në pritje të një vajze, e cila do të vijë në jetë në verë. Ndërsa lajmi i shtatzënisë u bë i ditur pak ditë para intervistës nga një zëdhënës i çiftit.
Gjithashtu, një burim i afërt me çiftin foli për “Page Six”, duke thënë se ka një arsye të fortë pse nuk mund t’ia vendosin emrin Diana:
“Ka shumë pak shanse që vajza e tyre të quhet Diana. Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merret me të gjithë kohës.
Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen. Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin janë përballur deri tani.“
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al