7 Qershor, 2021

Pas intervistës bombë të Meghan Markle dhe Princit Harry, familja mbretërore reagon për herë të parë për ardhjen në jetë të vajzës së tyre


Anëtarët e familjes mbretërore u ka dërguar publikisht urimet Princit Harry dhe Meghan Markle për lindjen e fëmijës së dytë të çiftit, Lilibet Diana.

meghan markle princ harry (3)

Sipas “Marie Clair”, një zëdhënës i Pallatit Buckingham publikoi një deklaratë dje, ku shprehte lumturinë e familjes, shkruar në emër të Mbretëreshës Elizabeth II, Princit Charles dhe Camilla-s, si dhe Princit William dhe Kate Middleton.

Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall dhe Duka e Dukesha e Kembrixhit janë informuar dhe janë të lumtur me lajmin e lindjes së një vajze për Dukën dhe Dukeshën e Sussex,“- tha zëdhënësi.

meghan markle princ harry (6)

William dhe Kate më pas publikuan në Tëitter një mesazh urimi duke shkruar:

Të gjithë jemi të kënaqur nga lajmi i lumtur për ardhjen e vogëlushes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie.

meghan markle princ harry (2)

Marrëdhënia e Meghan dhe Harry-t me familjen mbretërore ka qenë shumë e diskutuar në media, pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey, ku ata ngritën pretendime për racizëm dhe bënë deklarata aspak të këndshme për familjen.

meghan markle princ harry (1)

Por pasi vogëlushja Lilibet erdhi në jetë të premten, thuhet se Harry dhe Meghan menjëherë telefonuan Mbretëreshën, Princin Charles dhe William-in për t’i informuar për lajmin.

meghan markle princ harry (4)

Çifti gjithashtu bëri një lëvizje të qartë për të forcuar lidhjet familjare duke zgjedhur emrin Lilibet, i cili është nofka e familjes për Mbretëreshën. Emri i mesëm i Lilibet, Diana, është në nder të nënës së ndjerë të Harry-t dhe William-it, Princeshës Diana, e cila vdiq në vitin 1997.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al