11 Dhjetor, 2017

Pas kërkesës së të ëmës për t’i sjellë nuse në shtëpi, Albert Dumani prezanton ‘’dashurinë’’


Pak ditë më parë drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, ishte i ftuar në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, ku në një video surprizë të përgatitur nga stafi i emisionit ai dëgjoi një mesazh shumë të ndjerë të nënës së tij, e cila i kërkonte që kur të njihte një vajzë të mirë, të martohej dhe krijonte familje.

Pak orë më parë, duket se ka ardhur dhe reagimi i tij ose të paktën këtë ide të jep një fotografi e publikuar nga vetë ai në Instagram.

Në foto shihet Berti me një vajzë bionde shumë simpatike duke buzëqeshur. “Me dashurinë”, shkruan ai si diçiturë të fotografisë. A është kjo e dashura e Bertit apo thjesht një mike e mirë që ai i shpreh dashurinë hapur?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al