15 Prill, 2022

Pas Khloe Kardashian, një tjetër yll botëror zgjedh të vishet nga Valdrin Sahiti


Nicole Scherzinger ka zgjedhur të vishet nga stilisti shqiptar tashmë shumë i njohur në rrethin e yjeve botërorë, Valdrin Sahiti.

Artistja ka ndarë disa foto nga shfaqjet e fundit që ka mbajtur dhe një nga veshjet e saj mban firmën e Valdrinit. Nicole ka zgjedhur të veshë një fustan të zi me detaje shumë sensuale.

Nicole Scherzinger, ka bërë të ditur se i është rikthyer sërish muzikës. Ajo ka mbajtur një koncert në Los Anxhelosit më 8 prill, ku riktheu edhe njëherë për publikun hitet e saj më të mëdha. “Doja të sillja këngët që do të tregonin vërtet shumëllojshmërinë time, përmes zhanreve të ndryshme. Unë nuk dua asgjë më shumë se të marr frymë me këto këngë”- ka thënë Scherzinger në një intervistë për People.

 

Vetëm pak javë më parë, Khloe Kardashian u vesh nga Valdrini. Ajo u shfaq në tapetin e kuq gjatë premierës së serialit të tyre të sukesshëm ‘The Kardashians’ në ‘Hulu’. Këtë gjë Valdrini e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ku tregon yllin e “KUWTK” duke pozuar në tapetin e kuq dhe krahas saj shkruan : “Mirëmëngjes, faleminderit @khloekardashian që je pjesë e #VSLOVER”.

‘Dora’ e Valdrinit nuk mungoi as në “Oscars”. Ylli Tiffany Haddish mbante veshur fustanin e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjoze.

Prej vitesh stilisti u ka rënë në sy yjeve më të famshëm botërorë me punimet e tij. Sahiti ka veshur më parë personazhe si , Kylie Jenner, Beyonce, Nicky Minaj, Cardi B dhe shumë të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al