20 Tetor, 2017

Pas konfirmimit të lidhjes, Seldi dhe Mimoza ndërmarrin hapin e madh


Vetëm pak kohë më parë Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra e pranuan se janë në një lidhje dashurie. Por duket se menjëherë pas konfirmimit të këtij lajmi, një tjetër e re vjen nga çifti i këngëtarëve. Sipas burimeve të gazetës ‘’Express’’ ata do të organizojnë fejesën mbrëmjen e sotme. Kjo gjë është konfirmuar nga menaxheri i Seldit, i cili tha se ata kanë vendosur të fejohen.

Fejesa do të bëhet në Zvicër me një festë private me rrethin e ngushtë familjar”, tha Selimi.  Epo duket se ky qenka viti i martesave e fejesave në showbiz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al