Këngëtarja e njohur Rihanna, mbas konfirmimit të shtatzanisë me reperim e njohur ASAP Rocky, ka bërë daljet e saj në publik ditëve të fundit ku ka tërhequr vëmendjen me veshjet në të cilat vë në dukje barkun e rrumbullakosur.33-vjeçarja dukej mahnitëse të mbrëmjen e së mërkurës teksa po dilte për darkë në Los Angeles.
Këngëtarja kishte veshur një palë xhinse të gjëra, të lidhura tek kyçet e këmbëve dhe një bluzë të shkurtër ngjyrë kafe të hapur ku pjesa e përparme ishte komplet e zbuluar duke treguar kështu barkun e saj.
Ylli i Pop-it kishte të veshur gjithashtu një peliçe të gjatë leopardi, një kapele ushtarake me flokët e mbledhura dhe të kombinuar me një çantë ngjyre bojë qielli Dior.
Themeluesja e ‘Fenty Beauty’, konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me A$AP Rocky muajin e kaluar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al