19 Prill, 2022

Pas kritikave për veshjen në Kuvend, Mozzik ka një mesazh publik për Adriana Matoshin


Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja Adriana Matoshi ka qenë sot në qendër të vëmendjes për shkak të veshjes së saj në Kuvendin e Kosovës rreth të cilës ka një koment edhe Mozzik.

Adriana kishte dalë jashtë kornizës zyrtare, duke veshur një bluzë me kapuç, fund dhe atlete. Gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga njerëzit që e kanë kritikuar në rrjetet sociale. Aktorja publikoi një foto ku një ndjekës i shkruante: “Ku je nisur kështu moj lopë, se na bëre hor (na turpërove), beso që turp që je deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Femër budallaqe. Turp, turp.”

Më tej Adriana postoi një status rreth të gjithë komenteve për veshjen e saj në Parlament. Ajo shkruante se askush nuk mund të vendosë për veshjen e saj, duke theksuar se ajo është artiste dhe veshjet e saj janë gjithmonë artistike. Në përfundmi ajo u bënte një thirrje grave shqiptare që ta mbështesin njëra-tjetrën ashtu siç ndodh nëpër botë. (KLIKO)

Një nga personazhet publike që e ka mbështetur Adrianën ka qenë reperi i njohur Mozzik. Ai ka komentuar në statusin e saj në Facebook duke i shkruar: “Herën tjetër shoqja ime mbathi këto. Për respektin për femrat që luajnë futboll”.

Reperi duket se ka dalë në krah të aktores duke e respektuar për zgjedhjen e saj dhe duke e nxitur të veshë edhe rroba të tjera të guximshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al