7 Mars, 2022

Pas lajmeve se do të publikojë një dokumentar, Pamela Anderson fotografohet në ‘West Hollywood’ së bashku me djalin e saj


Gjatë mbrëmjes së djeshme, Pamela Anderson u fotografua në shoqërinë e djalit të saj Brandon Lee teksa darkonin.

Bukuroshja 54-vjeçare dhe Brandon u panë duke u larguar nga pika e famshme e “Craig’s” në Ëest Hollywood.

Ajo kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë të kuqe të çelur, me një të çarë në mesin e këmbëve dhe dukej mjaft elegante.

Ndërkaq Brandon dukej shumë Iikënaqur në shoqërinë e mamasë së tij dhe të dy ata shiheshin më të afërt se kurrë më njëri-tjetrin.

Ju rikujtojmë se, kjo është dalja e parë publike e aktores që nga dita kur ajo lajmëroj publikun se së shpejti në platformën “Netflix” do të vijë një dokumentar sa i përket jetës së saj.

“Jeta ime/ Një mijë papërsosmëri/ Një milion perceptime të gabuara/ Të liga, të egra dhe të humbura/ Asgjë për të jetuar / Unë mund të të befasoj vetëm / Jo një viktimë, por një e mbijetuar /Dhe e gjallë për të treguar historinë e vërtetë, – tha ajo.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al