7 Janar, 2021

Pas lajmit se po divorcohen, në rrjet po qarkullon teoria shokuese se Kanye West ka tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star!


Gjatë gjithë verës Kim Kardashian dhe Kanye West ishin në qendër të vëmendjes, sepse pati dyshime për një përçarje mes tyre. Megjithatë, zërat nuk u konfirmuan asnjëherë teksa ata u nisën familjarisht me pushime duke shuar çdo thashethem.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (5)

Ditën e djeshme, të gjitha mediat e huaja raportuan se ata janë ndarë dhe dokumentet e divorcit janë në proces e sipër, shkruan “Insider”.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (8)

Burime shumë të sigurta pranë çiftit kanë konfirmuar për “E! News” dhe “Page Six” se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund gjithçkaje mes tyre, por këtë gjë duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (7)

Por, rrjeti po zien orët e fundit dhe shkak është bërë një teori që lindi në “TikTok”, sipas së cilës, Kanye West mund të ketë tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star, make up artist i famshëm.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (13)

Shkak i gjithë bujës u bë Ava Lousie që për më tepër shprehet se nuk është habitur nga ky fakt, sepse e ka ditur prej kohësh për marrëdhënien e Kanye me Jeffree.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (12)

Sipas lajmeve reperi është shpërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (1)

Daniel “Keemstar” Keem kërkoi një prononcim ditën e sotme nga Star në lidhje me këtë teori dhe mori si përgjigje: “Hahaha. Unë jam duke kaluar bukur në Wyoming, ejani vizitojeni ndonjëherë!”

kim kardashian, kanye west, jeffree star (9)

Një tjetër llogari e njohur showbizi në “TikTok” e quajtur “@pattypopculture” thotë se afërsia mes shtëpisë së Star dhe asaj të Kanye në Hidden Hills, California, mund të jetë një shenjë tjetër.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (10)

Po ashtu, sot Star fshiu një status të bërë në 2011 kur kishte shpërndarë postimin e Kanye që thoshte “Nata e kaluar ishte shumë argëtuese! Xoxo”.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (4)

Përveç spekulimeve, nuk ka asnjë provë për të vërtetuar që Star dhe Kanye janë në të vërtetë në një lidhje, megjithëse në këngën e tij të vitit 2009 “Bitch, Please”, Star pretendon se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Kanye.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (11)

Ai thotë: “Bëra seks oral Kanye West, tani jam një nga vëllezërit e tij”. Se si është e vërteta nuk e dimë, por që kjo teori është shumë shokuese.

Nga ana tjetër, fansat tashmë po spekulojnë se me kë do të dalë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” pasi i dha duart reperit.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (3)

Shumë njerëz në Twitter po shkruajnë se 40-vjeçarja mund të dalë me analistin e “CNN” Van Jones, me të cilin ajo ka punuar dikur.

Një person shkroi në “Twitter”: “Unë përpiqem të mos merrem shumë me showbiz, por Kim Kardashian & Van Jones nuk më duken shumë larg njëri-tjetrit. Kim po përpiqet për t’u bërë një avokate. Van Jones është avokat. Të paktën i ka bërë llogaritë.”

kim kardashian (4)

Në 2018, Jones u takua me Kim në Shtëpinë e Bardhë, teksa Jones tha për Andy Cohen në “Watch What Happens Live” në 2019 se 40-vjeçarja është “e shkëlqyeshme”, duke shtuar se ajo do të bëhet një avokate e mirë, sepse është “tepër bindëse dhe këmbëngulëse”.

kim kardashian kylie jenner (1)

Ai gjithashtu zbuloi në atë intervistë se ai është në kontakt me Kim disa herë në javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al