27 Mars, 2017

Pas makinave elektrike, vjen aeroplani elektrik (VIDEO)


Nëse keni menduar se vetëm makinat mund të jenë elektrike, tani keni një gjë tjetër që po vjen.

 

Kompania Wright Electric, me bazë në SHBA i pëlqen të mendojë gjelbër, dhe shpreson që të na sjellë avionët elektrikë për pasagjerë me turbohelikë dhe të aftë për të transportuar 150 pasagjerë në distancën 500 kilometra si fillim.

Wright Electric shpreson të godasë në shenjë me avionët me trup të ngushtë duke ofruar alternativë për avionët shumë ndotës. Wright Electric shpreson se Wright One është koncepti i saj për aeroplanin tërësisht elektrik të gjelbër dhe eko miqësor.

Kjo kompani sheh potencial të madh tek avioni Wright One tërësisht elektrik, potencial ku Airbus dhe Boeing dominojnë tregun me A320 dhe familjen B737 të avionëve, një treg që aktualisht e ka vlerën e rreth 20 miliard dollarëve për çdo vit.

Edhe pse ka pak informacion mbi disponueshmërinë e Wright One, kështu që ne vetëm mund të spekulojmë për distancat e fluturimit të avionit, megjithatë Wright Electric beson se zhvillimi dhe përparimet në teknologjinë e baterive do të lejojnë zhvillimin e të gjithë avionëve elektrikë në dhjetë vitet e ardhshme.

Nëse teknologjia baterive nuk përmirësohet, siç është parashikuar, Wright One do të ofrojë avionin Hybrid Wright One që do të jetë një zgjidhje e përkohshme derisa bateritë të përmirësohen për të përballuar fluturimin tërësisht elektrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al