11 Mars, 2022

Pas mbarimit të “BB VIP” prishet miqësia e Arjolës dhe Atdheut, ja veprimi i papritur i tyre


Arjola Demiri dhe Atdheu i Përputhen u shprehën në “Big Brother VIP” se kishin një miqësi të mirë prej vitesh.

Gjatë takimit të dyshes në Big Brother, Atdheu hyri për t’i dhënë mesazhin Arjolës dhe Antonelës të ulnin “gjakrat” mes tyre pas debateve të forta, si një mik i përbashkët i tyre. Mirëpo me daljen jashtë shtëpisë me sa duket gjërat jashtë kanë ndryshuar.

Përflitet se Atdheu dhe Arjola kanë prishur miqësinë mes tyre.

Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagrami” para se të vendoste ta mbyllte përfundimisht atë.

Nëse bëjmë një verifikim tek  ndjekësit e Arjolës edhe aktorja i ka bërë ‘unfollow’ Atdheut.

Mësohet se Arjola ka qenë shkaktarja e prishjes se kësaj miqësie, por se cila ka qenë arsyeja në mes mbetet për t’u parë!

Arsyeja  e parë që na vjen në mendje për prishjen e kësaj miqësie mund të jetë Antonela pas përplasjeve të shumta që pati në Big Brother me Arjolën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al