6 Shtator, 2024

Pas ndarjes, Lumbardh Salihu dhe ish banorja e BBVK thyejnë heshtjen! Kader: Ai ishte ndryshe në shtëpi por jashtë u ballafaqove me…


Ish banorja e BBV përpara disa javësh njoftoi për ndarjen nga Lumbardhi nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it.

Së fundmi, është publikuar promo e një interviste që Kader ka zhvilluar për Prive. Në pjesën e intervistës së publikuar Kader dëgjohet të rrëfehet:

“Lumbardhi brenda ka qenë krejt ndryshe e ndërsa jashtë jam ballafaquar me një tjetër njeri!

Por s’mbaron me kaq. Ish-i i saj do të jetë i ftuar në një podcast që do të publikohet shumë shpejt.”

Basketbollisti dhe moderatori i njohur, Fis Juniku, ka paralajmëruar me entuziazëm rikthimin e shumëpritur të podcastit të tij të suksesshëm, “Shok Podcast”.

Lajmin e ka ndarë përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shihet në shoqërinë e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, i cili mesa duket do të jetë i ftuari i tij i parë për këtë sezon të ri.

Në vende të ndryshme, thuajse njëkohësisht… duket se shtatori nis nxehtë për Kaderi e Lumbardhin dhe deklaratat pikante s’do të mungojnë!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al