Prej disa javësh është folur se çifti i njohur, Vin Veli dhe Bora Zemani, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë.
Deri më tani ata nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë lidhur me këtë vendim duke mos e pranuar por as mohuar.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Vini ka qenë i ftuar në “Oktapod” ku ka rrëfyer gjatë për jetën e tij profesionale por edhe atë personale.
I pyetur nga Turi nëse kishte tradhtuar ndonjëherë, Vini u përgjigj se e kishte bërë, por pa dhënë detaje nëse kjo tradhti ka ndodhur gjatë lidhjes me Borën apo më parë.
Turi: Raporti me vajzat para se të hynte Bora në jetën tënde, si ka qenë?
Vini: Unë gjithsej kam pasur tre katër lidhje. Unë nuk vlerësoj vetëm pamjen. Duke qenë se kam pasur lidhje të mira nuk kam pasur nevojë për të eksperimentuar.
Turi: I ke rezistuar ti tundimeve, ke tradhtuar ndonjëherë?
Vini: Po sigurisht që kam tradhtuar dhe nuk jam ndjerë mirë. Pastaj jam limituar dhe rezervuar ndaj atyre ndjesive që kam pasur.
Turi: Ti dhe Bora ndodheni në një moment të vështirë, a e kanë transmetuar keq mediat këtë situatë, a kanë abuzuar?
Vini: Jo nuk e kanë trajtuar keq. Mediat duhet të shkruajnë. Dhe mua nuk më pëlqen të fshihem pas aludimeve. Po, kështu ka ndodhur. Jemi ndarë.
Turi: E sheh veten fajtor?
Vini: Faj nuk ka asnjë. Janë rrethanat të tilla. Duke qenë në këto pozita, në këto situata, na kanë çuar deri këtu. Nuk kam asnjë peng.
Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al