22 Janar, 2024

Pas ndarjes nga Egli, Olsi Bylyku në një lidhje të re dashurie? Këngëtari zbulon se si qëndron e vërteta në “Big Brother VIP”


Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të lajmeve se pas ndarjes nga Egli Tako ka rigjetur sërish dashurinë krah një gazetarje.

Megjithatë gjatë primet të kësaj të shtune, këngëtari u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Para se të futej në shtëpi ai ka dhënë një interviste për “Big Brother Fan Club”, ku ka folur rreth jetës së tij personale.

Olsi hyn si Olsi, single, i martuar, në një marrëdhënie, në një marrëdhënie të komplikuar, i kam lënë jashtë. A jam i hapur të krijoj lidhje? Nuk është se është e vendosur përpara se të hysh në ‘Big Brother VIP’, besoj se është pjesë ndjesie dhe unë ndjesitë i kam lënë në ‘Big Brother’ që të jenë reale”– u shpreh Olsi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al