Pas ndarjes së bujshme nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez është fotografuar për herë të parë duke udhëtuar me avionin e tij privat të dielën.
Sipas “Daily Mail”, 45-vjeçari thuhet se shpreson ende që do të pajtohet me Jennifer dhe fejesa e tyre do të shpëtojë.
Ylli i bejsbollit tashmë i është përkushtuar punës dhe kjo ishte edhe arsyeja e udhëtimit të tij vetëm.
Jennifer dhe Alex deklaruan pak ditë më parë se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, sepse kanë kuptuar se funksionojnë më mirë si miq se sa si partnerë.
Mediat e huaja kishin raportuar muaj më parë për një ndarje të mundshme mes çiftit, por ata i hodhën poshtë këto zëra duke thënë se po mundoheshin të rregullonin disa gjëra në marrëdhënien e tyre.
Pavarësisht ndarjes, Jennifer e ka akoma unazën me të cilën Alex i propozoi dy vite më parë. Raportohet se ajo kushton plot 1.8 milion dollarë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al