Ben Affleck, pas ndarjes nga Jennifer Lopez, duket se ka kaluar në një fazë tjetër të jetës së tij. Aktori sapo është transferuar në vilën e tij të re prej 20 milionë dollarësh.
Ben e bleu shtëpinë disa muaj pas divorcit të tyre, në fillim të vitit 2024.
Lopez paraqiti kërkesën për divorc dy vjet pas martesës së tyre, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsye ndarjeje. Pavarësisht se këngëtarja nuk ka bërë deklarata zyrtare për divorcin, vendimi i saj ka qenë i qartë.
Burimet thonë se Jennifer kishte vështirësi me disponimin dhe emocionet e Affleck. Siç tregon një nga miqtë e saj për revistën PEOPLE: “Jennifer kaloi shumë kohë duke u siguruar që Beni të ishte i lumtur dhe të kishte gjithçka që i nevojitej. Ajo kujdesej për të pothuajse si një fëmijë”.
Miqtë e saj shprehen se i kërkuan asaj që të mos merrte përgjegjësi për ndjenjat e tij, pasi Affleck shpesh ishte me humor të keq, ndërsa Jennifer e shikon jetën me më shumë pozitivitet.
Pavarësisht çdo pengese, Affleck u zhvendos në shtëpinë e tij të re. Fotot e fundit tregojnë kamionë në shtëpinë e aktorit.
Ben Affleck moves out of his bachelor pad! Actor packs up the house he rented following his split from Jennifer Lopez as he heads to $20M Brentwood house amid their divorce https://t.co/Y6iUbGnQmd pic.twitter.com/Lhu9pxlYyU
— Daily Mail Online (@MailOnline) September 25, 2024
Ndërsa ish-çifti përpiqet të vazhdojë jetën e tyre të ndarë pasi lidhja e tyre dështoi, ata vazhdojnë të ndajnë disa hapësira profesionale, si zyrat e tyre në Los Angeles.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al